×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla takohet me homologun irlandez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    22 Qershor 2022 | 15:26

    Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka diskutuar me homologun irlandez i cili do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi në Twitter thotë se ministrja Gërvalla ka pasur diskutim të detajuar me homologun irlandez.

    “Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, thuhet në njoftim.

    Irlanda do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, trup ky ku edhe do të merret vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!