×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi i Dubrovnikut

    Gërvalla takohet me homologun kroat: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE të finalizohet sa më shpejtë

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 13:28

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut ka takuar homologun e saj kroat, Gordan Grlic-Radman, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Gërvalla i ka shprehur atij mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës.

    Poashtu, Gërvalla ka përmendur edhe veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, që sipas saj duhet të finalizohet sa më shpejt.

    Njoftimi:

    Fuqizimi i bashkëpunimit në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri, mbrojtje dhe shkëmbime tregtare, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

    Në takimin bilateral të mbajtur në Forumin e Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE.

    Ministrja Gërvalla në takim me Ministrin Radman foli edhe rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!