Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka realizuar takimin e parë me Ministrin e ri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasanin, i cili pason në këtë pozitë ish-kryediplomaten, Olta Xhaçka.
Takimin me Hasanin, Gërvalla e ka cilësuar si “të shkëlqyer”, derisa ka thënë se mezi pret t’i thellojë më tej marrëdhëniet e veçanta mes dy shteteve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Takimi i parë i shkëlqyer me kolegun tim të ri@IgliHasani nga Shqipëria. Kaq shumë të përbashkëta, kaq shumë mundësi të përbashkëta. Kaq shumë për të punuar, bashkë. Mezi presim të thellojmë më tej marrëdhëniet tona të veçanta, midis dy vendeve dhe njerëzve tanë në Shqipëri dhe Kosovë”, ka shkruar Gërvalla.
Ndryshe, Hasani ka pranuar detyrën e Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme më 12 shtator.
Great first encounter with my new colleague @IgliHasani from 🇦🇱.
So much in common, so many common opportunities. So much to work on, bashkë. Looking forward to further deepening our special relationship, between the two countries and our people in 🇦🇱 & 🇽🇰.
🇽🇰❤️🇦🇱 pic.twitter.com/fZXDDfppuX
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 22, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.