Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka thënë se me O’Brien kanë diskutuar për marrëdhëniet e posaçme ndërmjet dy shteteve dhe janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh.
“Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, shkroi ajo.