×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla takohet me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 18:20

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, prit sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.


    Në takim janë diskutuar tema të ndryshme, përfshi zhvillimet e fundit në Kosovë, me përfundimin e suksesshëm të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Ministrja Gërvalla ka shfaqur besimin se me përfundimin e këtij procesi janë krijuar mundësitë që institucionet t`i adresojnë të gjitha çështjet, teksa sfidë mbetet përballja me pandeminë dhe efektet e shkaktuara nga ajo.

    Gërvalla ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, për sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!