×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me ambasadorin e BE-së

    Gërvalla takon ambasadorin Orav: Kosova pret trajtim me urgjencë të kërkesës për anëtarësim në BE

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 16:18

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Në takim Gërvalla i ka theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në kontekstin e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav. Ministrja Gërvalla e uroi Ambasadorin Orav për detyrën e re, duke theksuar përforcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e MPJD-së, thuhet se Gërvalla ka nënvizuar se Kosova pret që me urgjencë të trajtohet kërkesa për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Poashtu, ata kanë folur edhe për situatën në veri, dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

    “Ministrja Gërvalla nënvizoi përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në demokratizim, sundimi të ligjit, luftim të korrupsionit, avancim të lirisë së mediave dhe të drejtave qytetare, duke treguar qartë përkushtimin e plotë të vendit për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Ajo theksoi se Kosova pret trajtimin me urgjencë të kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE si hap thelbësor për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë rajonit.

    Gjithashtu u diskutua për situatën aktuale në veri dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!