×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla takon sekretarin Blinken, flasin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 18:41

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

    Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter.

    Gërvalla ka njoftuar se me Blinkenin kanë diskutuar rreth së ardhmes euroatlantike të Kosovës.

    “Shumë e inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me sekretarin e shteteve të ShBA-së, Anthony Blinken, për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë ShBA – Kosovë. Nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken”, shkruan Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!