Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla, ka nisur një vizitë zyrtare në Monako ku do të zhvillojë takime me krerë të institucioneve më të larta shtetërore.
Siç bën të ditur zyra për media e saj, në fokus të kësaj vizite të Gërvallës në këtë shtet do të jetë anëtarësimi I Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Gërvalla atje do të pritet në takim nga homologja e saj, Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë.
“Vizita e Ministres Gërvalla në Monako është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”.
“Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë, në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.