×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Kelmendi e kërcënon me shkarkim Kryeministrin Hoti nëse i mbyllë xhamitë

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 18:47

    Kryeministri Avdullah Hoti sot në konferencë për media njoftoi se qeveria sonte do të mbajë mbledhje ku do të merren masa të reja anti-covid ku një ndër to do të jetë edhe mbyllja e xhamive dhe kishave.


    Por këtë po e kundërshton fuqishëm kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi i cili i çon “selam” kryeministrit Hoti se nuk mund t’i mbyllë xhamitë pasi sipas tij shkarkohet, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij në Facebook:

    Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!

    Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19.

    Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës.

    Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!

    Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës.

    Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë.

    Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.

    Gëzim Kelmendi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!