Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka vlerësuar se Qeveria është duke u përzier në organizmin e jetës fetare në Kosovë.
“Ka ndërhyrje direkte të Qeverisë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
“Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave dhe shumë vende kanë hapur xhamitë. Pse vetëm Kosova të privohet nga falja e namazit në xhami? Deri më tani edhe vende e rajonit dhe BE-së. Lugina e ka thyer e para këtë barrierë dhe numri i rasteve nuk është rritur që prej praktikimit të namazeve”.
“Kufizimi le të jetë për të gjithë dhe lehtësimi të jetë për të gjithë. Pse aktivistëve të Vetëvendosjes u lejohet të mbajnë protesta në shesh dhe besimtarëve nuk u lejohet ta falin namazin? Qeveria nuk po e respekton BIK dhe besimtarët. Është e padrejtë qe vetëm besimtarët myslimanë mos të shkojnë në xhami. Është e padrejtë. Ka ndërhyrje të Qeverisë në punët e BIK”.
Kelmendi është shprehur se hapat e BIK për konsultimin e ekspertëve janë për t’u respektuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.