×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Kelmendi reagon për organizimin e “Paradës së krenarisë: Albin Kurti mos e zvogëlo popullin tonë

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 16:24

    Kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka reaguar për organizimin e “Paradës së Krenarisë” nga Zyra e kryeministrit.


    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Kurti e di kjo paradë kërcënon drejtëpërdrejtë natalitetin në vendin tonë dhe ndikon në uljen e numrit të popullsisë.

    Postimi i Kelmendit në Facebook:

    Tmerr!

    Zyra e kryeministrit Kurti sot organizon “Par*adën e kre*narisë” në ora 18:00 në Prishtinë.

    Kjo është “dhurata” më e mirë që qeveria Kurti ia dhuron qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

    Kryeministër Kurti, a thua vallë kështu i shpërblen qytetarët që ta besuan udhëheqjen e shtetit të tyre.

    Kryeministër Kurti, ju e dini shumë mirë që kjo par*adë kërcënon drejtëpërdrejtë natalitetin në vendin tonë dhe ndikon në uljen e numrit të popullsisë.

    Qytetarët e Kosovës e duan familjen, i duan fëmijët, e çmojnë moralin.

    Kryeministër Kurti, mos e bëni atë çka regjimi i Serbisë nuk arriti ta bëj, mos e zvogëlo popullin tonë.

    Gëzim Kelmendi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!