Veprimtari shqiptar në Amerikë, Gino Mulliqi është afër për të fituar një mandat të rëndësishëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai po kandidon për vendin e gjashtë në këshillin e ardhshëm bashkiak të qytetit Wylie, në Texas.
Mulliqi ka njoftuar se tashmë është kandidati i vetëm për këtë pozitë.
“Unë jam mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer komunitetit tonë të madh! Unë do të jem i sigurt se do ta trajtoj këtë pozicion me rëndësinë më të madhe.
Faleminderit përsëri për të gjithë ata që nënshkruan peticionin dhe më kanë mbështetur deri tani, por rrugëtimi sapo ka filluar. Do të sigurohem që ta bëj punën sa më mirë”, ka shkruar ai.
Wylie është një qytet dhe rrethinë e metropolit Dallas, një zonë me një numër në rritje të shqiptarëve.
Mulliqi është shumë aktiv me Shoqatën Kulturore Shqiptaro-Amerikane, në Teksas, ku ka shërbyer gjithashtu në rolin e Sekretarit.
Nëse fiton, Gani Mulliqi do të jetë shqiptaro-amerikani i parë që zgjidhet këshilltar bashkiak në Texas. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.