Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë bashkëpunuar dje lidhur me një operacion kundër drogës.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me datën 03.09.2019 njësitet policore të DHTN-së pas pranimit të informatave për bimë narkotike, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera policore dhe njësitin antidrogë të Shqipërisë, kanë arritur që të gjejnë lokacionin në të cilin ishin të mbjella dhe të mirëmbajtura rreth 460-bimë kanabis sativa me gjatësi 1.5-2.5 metra.
Në konsultim me prokurorin, pasi janë marrë disa mostra për ekzaminim, të gjitha bimët janë shkulur dhe janë shkatërruar duke i djegur në vendin e ngjarjes.
Nuk raportohet për të arrestuar. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.