×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakova me më së shumti viktima nga aksidenti tragjik, flasin familjarët e viktimave

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 21:06

    Katër viktimat nga aksidenti tragjik vinë nga Komuna e Gjakovës, dy nga të lënduarit në kujdes intensive.


    Nga Gjermania, kishin marrë rrugën për në vendlindje.

    Por, rruga për Valentinen dhe vajzen e saj, Erlinden, do të ndalej në këtë rrugë të Kroacisë.

    Nënë e bijë që gjendeshin në këtë autobus, ndërruan jetë pas aksidentit të rëndë afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë.

    Ndërkohë në Kosovë, një telefonatë bëri që gëzimi për ardhjen e mërgimtarëve, familjes Binakaj, t’i kthehej në hidhërim.

    Këta tani kanë hapur dyert për ngushëllime.

    Ndërkohë në spitalin rajonal ne Slavonski Brod të Kroacisë, janë duke e marrë trajtimin mjekësor dy vajzat e Valentinës, që i mbijetuan aksidentit.

    Ndërsa të pame, kanë hapur edhe në familjen Kolmekshaj në Lipovec të Gjakovës.

    Kjo familje, po bëhej gati për dasmë, kur mori lajmin tragjik.

    Leonora Kolmeshkaj, nuk i mbijetoi plagëve të marra në aksidentin e rëndë në Kroaci.

    Bashkë me Leunorën, në autobus ndodhëshin edhe dy djemt e saj, njëri 14 dhe tjetri 10 vjecar.

    Edhe në këtë familje, nuk kanë informacion se kur do t’iu kthehen trupat e pajetë të viktimave.

    E gati gjysma e të vdekurve nga ky aksident, janë nga kjo komunë.

    E nga Gjakova, sipas Gjinit, ka edhe persona të tjerë tënduar.

    Në anën tjetër të pamet kanë vazhduar edhe tek familja e Naser Sylmetaj në qytetin e Gjakovës.

    Ndryshe, 10 persona ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, kur autobusi më mërgimtar i linjës Frankfurt – Prishtinë, doli nga rruga afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!