×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovarët nesër në protestë kundër pelegrinazhit serb, flasin nga policia

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 20:00

    Nesër, më 6 janar në Kishën Ortodokse në Gjakovë pritet të vijnë pelegrinë serbë, si edhe çdo vit tjetër për të mbajtur ritualet e tyre fetare.


    Familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, qytetarë, organizata “Thirrjet e Nënave” e shoqëria civile edhe sivjet, duke filluar nesër nga ora 08:30 para do të mblidhen kishës për të kundërshtuar ardhjen e tyre, pasi thonë se në mesin e pelegrinëve gjenden persona që kanë bërë krime lufte në Gjakovë dhe qëllimi i ardhjes së tyre është politik, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë rajonale të Gjakovës për të mësuar nëse është marrë leje për protestës e nesërme.

    Lirie Beqiraj, zëdhënëse e policisë ka thënë për Reporteri.net se nuk kanë pranuar ndonjë lajmërim për organizim të protestës në fjalë.

    “Sa i përket protestës nuk kemi pranuar ndonjë lajmërim zyrtar por sidoqoftë Policia respekton të drejtën e protestës she shprehjen e pakënaqësive në mënyrë paqësore”, ka deklaruar Beqiraj për Reporteri.net.

    Kisha Ortodokse serbe në Gjakovë është e rindërtuar pas trazirave të marsit 2004. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!