×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovari i dehur rrah nënën e tij

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 11:50

    Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Policia bën të ditur se i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur dhe viktima pas sulmit ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari  dërgohet në mbajtje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!