×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovari ia grabit kuletën dhe e bën për spital babain e tij

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 10:44

    Një person nga Gjakova ka raportuar të enjten në Polici se djali i tij ia ka grabitur me forcë kuletën e tij.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar edhe lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

    Viktima ka deklaruar se në kuletë kishte para në vlerë prej 130 eurosh.

    “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me forcë i ka grabitur portofolin me 130€. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!