Një gjakovar ka përmbledhur në 1300 faqe të një libri dëshmi për krimet që kanë kryer serbët gjatë luftës në këtë qytet.
Afrim Caka thotë se në libër janë të paraqitura nga A deri në ZH për shtëpitë ku ka pasur dhunë. Për t’i mbledhur dëshmitë kam vizituar 4600 shtëpi dhe të gjitha i kam të shkruara me saktësi dhe i kam dëshmitarët okularë që kanë parë krimet”, ka deklaruar Cakaj, për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se si dëshmitar i Masakrës së Dubravës ka parë qysh duken organet e njeriut, qysh duket zemra, koka, organet e njeriut të nxjerra jashtë.
Në mesin e serbëve ka edhe shqiptarë gjakprishur që kanë qenë bashkëpunëtorë të serbëve.
Shprehet optimist se libri i tij do t’i shërbej edhe Tribunalit Ndërkombëtarë nëse ai krijohet.
Caka po pret që vet kryeminsitri Haradinaj t’i ndihmojë në botimin e këtij libri.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=119&v=T8jBVrCbAws
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.