Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën janë duke bashkëjetuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar i cili fillimisht ka kanosur viktimën femre dhe gjatë kontrollit fizik të tij është gjetur një revole prodhim kinez me gjashtë fishekë 7.62mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.