Burri i një infermiere ka kanosur dje një pacient, i cili ishte i shtrirë në Spitalin e Gjakovës.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pacienti ka pasur një mosmarrëveshje me infermieren dhe më pas ai është kanosur nga burri i saj.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 11.06.2022 – 09:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spital, vlen të ceket se pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.