Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Pejë, meqenëse të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes vete.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe pastaj janë dërguar në mbajtje.
“Pejë, 23.06.2021-17:40. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore . Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin e saj 24 orësh.
Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.