×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga Policia

    Gjashtë persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Leshan të Pejës

    Reporteri
    04 Maj 2025 | 20:11

    Gjatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Leshan të Pejës.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

    “Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!