×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 10:19

    Në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, shkruan Reporteri.net.

    Dy raste janë raportuar në Fushë Kosovë, derisa nga një rast në Pejë, Rahovec, Gjakovë dhe Vushtrri.

    Nga këto gjashtë raste, katër persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    . Fushë Kosovë 21.05.2024-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    . Fushë Kosovë 21.05.2024-12:53.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht dhe ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

    . Pejë 20.05.2024-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Rahovec 21.05.2024-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë 21.05.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Vushtrri 18.05.2024. Më datë 21.05.2024-10:54 viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi i dyshuari ka ushtruar dhunë psiqike. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!