×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 11:03

    Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orëshin e fundit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, Istog, Gjakovë e Rahovec, derisa dy raste janë raportuar në Pejë.

    Nga këto raste tre persona janë ndaluar me vendim të prokurorit.

    DHUNË NË FAMILJE

    . Fushë Kosovë / 26.05.2024 – 12:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin është inicuar rasti, dhe palët janë liruar në procedurë të rregullt.

    · Istog / 26.05.2024 – 08:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare me probleme psikike, pasi kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë, pasi prokurori i ka shqiptuar masën e ndalimit.

    · Pejë / 24.05.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Pejë / 26.05.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë / 26.05.2024 – 08:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    · Rahovec / 26.05.2024 – 11:40. Ankuesi kosovar ka raportuar se e dyshuara kosovare ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarës. Rasti duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!