×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit në Kosovë

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 8:26

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në 24 orëshin e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në Prishtinë është raportuar një rast, e poashtu nga një rast edhe në Gllogoc, Podujevë, Ferizaj, Pejë dhe Gjakovë.

    Nga këto raste dy persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 25.05.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se kishte pasur mosmarrëveshje me ish bashkëshorten e tij, rreth kujdestarisë së fëmijëve. Sipas ankuesit fëmijët janë duke u keqtrajtuar nga e dyshuara, e cila i ka nën kujdestari. Ankuesi po ashtu kishte pranuar në telefon edhe mesazhe kërcënues nga e dyshuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

    · Gllogoc 25.05.2024 – 17:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    · Podujevë 25.05.2024-19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    . Ferizaj 25.05.2024 – 19:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.

    . Pejë 25.05.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare, raporton se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. Raportohet se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

    . Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!