Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nga dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe Lipjan, derisa një rast në Shtime dhe një në Malishevë.
Lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 28.05.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Lipjan / 28.05.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari kosovar ka dashur ta largojë me dhunë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Lipjan / 28.05.2024 – 06:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë / 28.05.2024 – 22:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se ndaj saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike dy të dyshuarit kosovarë. Viktima pas trajtimit mjekësor me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Të dyshuarit ndodhen në arrati. Rasti nën hetime.
. Shtime / 28.05.2024 – 16:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se pas një fjalosje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
. Malishevë / 27.05.2024 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.