Gjashtë të mitur në mesin e viktimave në Koçan, Prokuroria Publike publikon moshat e viktimave.
Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen pas një sërë spekulimesh publike për numrin e saktë të viktimave.
59 persona humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Një ditë më vonë ka vdekur edhe një shofer i ambulancës nga Koçani, i cili kishte udhëtuar disa herë në linjën Koçan-Shkup në përpjekje për të shpëtuar jetë.
“Po ju dërgoj një listë me moshën dhe numrin e personave të vdekur që është dorëzuar në Prokurorinë Publike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Raportet nga autopsitë e kryera janë duke u përgatitur dhe do t’i dërgohen prokurorisë”, thonë nga Prokuroria.
Viktimat janë të moshës: 16 vjeç: 3 persona, 17 vjeç: 3 persona, 18 vjeç: 4 persona, 19 vjeç: 1 person, 20 vjeç: 2 persona, 21 vjeç: 6 persona, 23 vjeç: 2 persona, 24 vjeç: 7 persona, 25 vjeç: tre persona, 26 vjeç: 7 persona, 27 vjeç: 2 persona, 29 vjeç: 1 person, 30 vjeç: 3 persona, 31 vjeç: 2 persona, 32 vjeç: 1 person, 33 vjeç: 1 person, 36 vjeç: 4 persona, 38 vjeç: 2 persona, 43 vjeç: 1 person, 44 vjeç: 2 persona, 47 vjeç: 1 person, 48 vjeç: 1 person.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.