×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë aksioneve për të arrestuar personat e rrezikshëm, 21 policë të Kosovës kanë humbur jetën

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 23:34

    I kërkuari nga policia, me inicialet B.Sh. ka mbetur i vrarë pas një shkëmbimi me armë zjarri me pjesëtarët e policisë gjatë një operacioni për arrestimin e tij. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se policët e Kosovës janë të trajnuar mirë, dhe dinë të vlerësojnë se kur duhet të përdoret arma e zjarrit në raste të tilla.


    B.Sh mbeti i vrarë mbrëmjen e së martës, pasi u qëllua me armë zjarri nga Policia e Kosovës.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia, deri tek ky veprim ata erdhën pasi i dyshuari shtiu i pari në drejtim të zyrtarëve policorë. E gjitha sipas tyre ndodhi në vetëmbrojtje.

    Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka një vlerësim të lartë për policët e Kosovës, për të cilët thotë se janë të trajnuar mirë se kur duhet ta përdorin armën.

    “Çdo përdorim i armës është një moment që i nënshtrohet një procedure të gjatë…Zyrtarët policorë të Kosovës pos që kanë përgatitjet e duhura në përdorimin e armës, ata kanë edhe ricertifikimet vjetore që në një formë i përgatit që armën ta kenë si mjet të fundit që duhet përdorur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nuredin Ibishi.

    Ibishi thekson se arma e zjarrit është mjeti i fundit të cilin duhet të përdoret, kur policia arreston dikë, përcjell Telegrafi.

    “Edhe në mënyrë ligjore policët janë të obliguar që armën e zjarrit ta përdorin vetëm në rastet kur është e domosdoshme”, deklaroi më tej Nuredin Ibishi.

    Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, B.Sh, ishte në kërkim me urdhër arrest për veprën penale “Tentim Vrasje”. I ndjeri fillimisht nuk ka arritur t’i përballojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në qendrën spitalore.

    Ndërsa, në një përgjigje për Radio Televizionin Dukagjini, nga Policia e Kosovës kanë treguar se 21 policë kanë ndërruar jetë në detyrë. Shumë prej tyre në rastet kur kanë shkuar për ta arrestuar dikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!