×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë ditës së djeshme, 169 të moshuar u infektuan me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 15:20

    Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, 1.370 qytetarë janë infektuar me virusin Covid-19.


    Prej tyre 169 të moshuar.

    Prej grup moshës 60-69 u infektuan 133 qytetarë.

    47 qytetarë u infektuan të grup moshës 70-79, teksa 9 të tjerë të grup moshës mbi 80-vjecare.

    Njoftimi i plotë:

    14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

    Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

    Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!