Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që kaloi ka shqiptuar 1217 gjoba kundërvajtëse, derisa ua ka hequr 12 shoferëve të drejtën e drejtimit të mjetit duke qenë se kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas të dhënave të publikuara, janë raportuar 28 aksidente, ku 9 prej tyre me lëndime, derisa 13 persona janë lënduar, si dhe 19 aksidente materiale.
Komunikata:
Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 04-10/03/2024 ka shqiptuar 1217 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 28 aksidente, prej tyre :
– Aksidente me lëndime, 9
Persona të lënduar, 13
– Aksidente me dëme materiale, 19
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.