Klinika e Neonatologjisë gjatë 3 muajve të fundit ka ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për të gjitha foshnjat, përkundër situatës së krijuar me virusin COVID- 19, transmeton Reporteri.net.
Nga të dhënat e dala prej raportit të punës, në këtë klinikë janë trajtuar 1918 foshnje me probleme të natyrave të ndryshme.
“72 prej tyre, janë transferuar nga spitalet regjionale, përfshirë edhe ato private, për trajtim të mëtutjeshëm. Nga numri i përgjithshëm, në Neonatologji janë pranuar 149 foshnje të lindura para kohe, gjersa kujdesit intensiv i janë nënshtruar 223 foshnje”, është thënë në një njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.