Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deklaroi se në kohën sa ai ishte kryeministër ka pasur më pak raste me koronavirus, më pak të vdekur dhe më pak raste aktive me koronavirus
Ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Zemaj i tha Kurtit që të mos krenohet pse ka pasur më pak raste gjatë kohës sa ai ishte në krye të Qeverisë.
“Nuk e ki radhën njëherë me e zgjedhje presidentin,. Je duke zgjedhur dhe emëruar njerëz që kanë probleme me ligjin. Në ato ditë të mbylljes totale ju e dini që keni arritur të i bëni 15 mijë teste, sot 5 mijë bëhen për një ditë, Mos u kreno me atë”, ka thënë Zemaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.