×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë të lënduar në një aksident në Ozdrim të Pejës

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 17:09

    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:20, në fshatin Ozdrim të Pejës.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka bërë të ditur Driton Rugova, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

    Ai tregoi se në aksident të përfshira janë dy vetura.

    Të lënduarit sipas Rugovës, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

    “Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!