Një qytetar në pikën kufitare Vërmicë, ka gjetur 530 euro dhe një dollar amerikan, të cilat më pas i ka dorëzuar në Polici.
Po ashtu në portofol kishte edhe dokumente personale, ku nëpërmjet rrugëve operative, Policia ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur portofoli, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Qytetari dorëzon në Polici të hollat e gjetura. Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare Vermicë. Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej pesëqind e tridhjetë (530) euro dhe një (1) dollar amerikan. Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në përfundim, Policia ka falënderuar qytetarin i cili e ka dorëzuar portofolin, njëherit ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm ndaj tyre.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.