×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Gjakovë

    Reporteri
    03 Korrik 2024 | 9:24

    Në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë janë gjetur  dy mjete të pashpërthyera. Mjetet i ka gjetur një person derisa po punonte në livadh, e sigurimin e vendit e ka bërë njësiti policor.

    Njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt.

    Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin policor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!