×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e rastit

    Gjenden dy persona të vdekur, një në Drenas dhe një në Gjilan

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 8:50

    Dy persona janë gjetur të vdekur, njëri në fshatin Llapushnik të Drenasit dhe një tjetër në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

    Një person është raportuar gjetur pa shenja jete të dielën rreth orës 22:00 në Llapushnik të Drenasit.

    Vdekjen e viktimes e ka konstatuar mjeku.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Kurse personi tjetër është gjetur i vdekur në Gjilan rreth orës 12:45.

    “Livoç i Epërm-Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Pas informatës se te penda e fshatit gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pa jetë. Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve”, thuhet në njoftim.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!