Disa eshtra janë gjendur sot në Podujevë.
Një skelet i mbuluar me dhe është gjetur në Majac të Podujevës.
Dëshmitari, sipas raportit të Policisë, gjatë mihjes në një vend kodrinorë-malor ka hasur në një skelet.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.
“Fsh. Majac, Podujevë 09.06.2019-18:10. Dëshmitari mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë mihjes së një rrugicë në një vend kodrinorë-malor në lokacionin e lartcekur ka has në një skelet i mbuluar nga dheu. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore relevante, si dhe janë njoftuar: Mjekësia Ligjore, njësia për krime lufte dhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.