×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje kufomash në depon e Morgut në QKUK, janë të paraluftës

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 20:14

    Gjatë renovimit të depos së morgut në QKUK, janë gjetur eshtra njerëzish.


    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

    Ai ka thënë për Telegrafin se pjesë kockore janë gjetur në depo dhe i përkasin kohës së paraluftës.

    Gërxhaliu ka treguar se këto mostra studentët e mjekësisë i kanë përdorur për studime dhe se nesër do të ekzaminohen dhe do të tërhiqen nga depoja e Morgut.

    “Po gjatë, pastrimit apo renovimit të depos së morgut në QKUK, është hasur në mbetje kockore të njerëzve. Këto mbetje i takojnë kohës së paraluftës dhe në atë kohë studentët i kanë përdorur për studime të ndryshme….”, tha Gërxhaliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!