×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore brenda bazës së KFOR-it në Dragodan

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 18:25

    Në bazën e KFOR-it në lagjen Dragodan të Prishtinës janë gjetur disa mbetje mortore, derisa eskavatorët po punonin në ndërtimin e një godine të re. 

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

    Sipas përgjigjes së tyre, nuk dihet se cilës kohë i takojnë mbetjet mortore e as se të sa personave mund të jenë ato.

    “Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e KFOR për Reporteri.net.

    Hetimet, sipas KFOR-it, janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

    “Të gjitha provat i janë dorëzuar Policisë së Kosovës, e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!