×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore në Istog, dëshmitari dyshon se i përkasin vëllait të tij të zhdukur nga lufta

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 11:38

    Një qytetar i Istogut ka raportuar se gjatë gërmimit ka hasur në disa eshtra (mbetje mortore), tri gëzhoja dhe një palë rroba, për të cilat dyshon se i përkasin vëllait të tij i cili ishte i zhdukur gjatë fundit të luftës në Kosovë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, teksa është njoftuar edhe prokurori.

    Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

    Istog   15.10.2020-16:45. Një m/k ka informuar se gjatë gërmimit ka hasur në disa eshtra (mbetje mortore), tri gëzhoja dhe një palë rroba. Ankuesi dyshon se këto mbetje i përkasin vëllait të tij i cili ishte i zhdukur gjatë fundit të luftës në Kosovë. Njësitë përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar prokurori. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!