×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden skandale e keqpërdorime në Ministrinë që e udhëhiqte Lista Serbe

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 14:24

    Fidan Kalaja, këshilltari i ministrit të ri të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, ka thënë se ministrat e qeverive të kaluara e kanë keqpërdoruar këtë ministri.


    Sipas tij Operatori Ekonik “RAD DOO”, ka fituar tender në periudhën e ministrit Todosijević dhe Rakić, përkundër që një biznes i tillë nuk figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

    Kalaja ka shkruar në Facebook se vlera e këtyre tenderëve arrin shifrën e 173,447.00 euro.

    “Domethënë “sukses” i ministrave të kaluar të Administrimit të Pushtetit Lokal ka qenë që një Operator Ekonomik “RAD DOO” (që është vështirë të gjendet në ARBK me këtë emërtim) nga 10 tenderë sa i ka marrë në periudhën e ministrit Todosijević të marrë 4 tenderë në periudhën e Rakić në kuadër të projekteve komunale që i financon MAPL. Vetëm në vitin 2020 ky operator ekonomik nga ky program ka fituar 4 tenderë të ndryshëm në vlerë prej 173,447.00 euro”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!