×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Gjenden substanca narkotike në tri vende të ndryshme në Qendrën Korrektuese në Dubravë

    Reporteri
    09 Nëntor 2024 | 8:55

    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë brenda një ditë në tri vende të ndryshme janë gjetur substanca narkotike.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës më 7 nëntor një qese me marihuanë është gjetur në shëtitore, ndërsa dy qese tjera janë gjetur në tualetet e pavijonit katër.

    “Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 13:15. Raportohet se gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 20:00. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.

    “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 21:20. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!