×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden të mbjellura bimë kanabisi në pronë shtetërore në Kaçanik

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 10:46

    Janë gjetur bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa të mbjellura në një pronë shtetërore në Kaçanik.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një thikë.

    Në raport bëhet e ditur se bimët narkotike janë asgjësuar.

    “Është raportuar se në një parcelë, pronë shtetërore, janë gjetur të mbjellura bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi, ku është konfiskuar edhe një thikë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!