Një fëmijë 7-vjeçar i cili humbi orientimin në Artanë është gjetur shëndoshë e mirë.
Ngjarja ndodhi dje, kur familjarët dhe Policia nisën kërkimet për vogëlushin që kishte dalë për të luajtur në malin afër shtëpisë së tij dhe humbi drejtimin.
Pas disa orësh kërkimi pa rezultat, familjarët njoftuan Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës (ShKShK), i cili reagoi menjëherë dhe nisi drejt vendit të ngjarjes.
Sipas postimit të ShKShK-së, ata morën telefonatën për ndihmë në datën 10 nëntor 2024, në orën 12:20, dhe ekipi arriti në vendin e ngjarjes në orën 13:30.
Gjatë momentit të mbërritjes së ekipit, Policia dhe familjarët tashmë e kishin gjetur fëmijën dhe po e kthenin atë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.