Një vajza e mitur nga Prishtina, ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga dy djem po ashtu të mitur.
Viktima ishte raportuar e zhdukur më 17 shtator, ndërkaq të nesërmen është paraqitur në stacion policor bashkë me familjarët, ku ka raportua se është sulmuar seksualisht nga dy të mitur.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “person i zhdukur/i gjetur, sulm seksual”
“Prishtinë , 17.09.2021 – 17:30. Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.09.2021 viktima femër kosovare (e mitur) e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur, është paraqitur në stacion policor së bashku me familjarët e saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur). Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.