×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur në afërsi të Lumit Ibër një grua që ishte raportuar e zhdukur

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 12:22

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një grua nga fshati Jasevik i Zubin Potokut, e cila ishte raportuar si e zhdukur.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta është gjetur në afërsi të lumit Ibër.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

    “Fsh. Jasevik i Poshtëm, Zubin Potok 23.10.2020 – 05:00. Viktima f/k, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, është gjetur pa shenja jete, nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi (të pendës së vogël) të lumit Ibër. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu dorëzohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!