×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Obiliq, Policia: Rrethanat ende të paqarta

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 16:44

    Një grua 48-vjeçare është gjetur e vdekur sot në mesditë në fshatin Raskovë të Obiliqit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se rrethanat e vdekjes janë “ende të paqarta”.

    “Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim të plotë me Prokurorinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!