×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i varur një 17 vjeçar nga Gjakova, policia jep detaje

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 8:25

    Një 17-vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur nga familjarët e tij në fshatin Rogovë të Gjakovës, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

    “Në fshatin Rogovë të Gjakovës dyshohet se një 17-vjeçar është varur. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spital në Gjakovë, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00”, ka thënë Gjurkaj.

    Gjurkaj ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!