×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Gjendet i vdekur 72-vjeçari nga Ferizaj, më 12 qershor ishte raportuar i zhdukur nga familjarët

    Reporteri
    13 Qershor 2025 | 16:21

    Një  72-vjeçar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur në rrugën “Hamzë Jashari”. Informacioni rreth gjetjes së trupit i kishte shkuar policisë sot në mesditë dhe menjëherë pas informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

    “Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur.”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli për gazetën online Reporteri.net.

    Ai ishte raportuar i zhdukur me datën 12 qershor nga familjarët e tij.

    Veseli tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!