×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur në mes të rrugës një 60-vjeçar në Prishtinë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 19:24

    Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

    Borovci ka bërë të ditur se rasti po hetohet.

    “Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje  dhe ka ftuar edhe ekipen e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojne ngjarjen”, tha Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!